Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Zëvendësndihmës sekretarja amerikane e shtetit Rosemary Di Carlo është takuar mbrëmë në Tiranë me presidentin Alfred Moisiu dhe kreun e qeverisë Sali Berisha. Në fokus të takimeve ka qenë çështja e Kosovës dhe integrimi i Shqipërisë në NATO.
Kryeministri Berisha i ka shprehur zonjës Di Carlo mirënjohjen e qeverisë shqiptare për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Berisha ka shprehur edhe nevojën e realizimit të një pakoje ndihmë ekonomike për Kosovën nga komuniteti ndërkombëtar duke patur parasysh problemet ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohet Kosova.
XS
SM
MD
LG