Ndërlidhjet

SEVILJE, SPANJË


Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Ivanov ka tërhequr vërejtjen se nëse Kosovës i jepet pavarësia atëherë mund të hapet rruga për kërkesa të ngjashme edhe në territoret ish sovjetike. "Nëse teoretikisht sypozojmë se Kosova e ka fituar pavarësinë, atëherë popujt e shumë territoreve të tjera të papranuara do të pyeten se përse ata po trajtohen më keq se të tjerët", ta zoti Ivanov duke shtuar se "duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e hapim kutinë e Pandorës". Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes së Gjermanisë, Josef Jung gjatë tubimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Sevilje të Spanjës. Zoti Jung u tha reporterëve se të gjitha palët duhet ti pranojnë rekomandimet e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës me qëllim që të sigurohet paqe dhe stabilitet në rajon. Dje ministrat e mbrojtjes së NATO-s kërkuan zgjidhje të shpejtë të statusit final të Kosovës dhe theksuan se trupat e aleancës do të qëndrojnë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG