Ndërlidhjet

BUKURESHT


Kryeministri i Rumunisë Calin Tariceanu dhe ai i Kroacisë Ivo Sanader i kanë dhënë "mbështetje të plotë" planit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
"Ne plotësisht e mbështesin planin e Ahtisaarit, i cili është i vendosur të luajë një rol historik në zgjidhjen e një problemi të vështirë", ka thënë Sanader.
"Kroacia dhe Rumania shpresojnë që ky projekt do të çojë në krijimin e stabilitetit në rajon", tha ai.
Ndërkaq kryeministri rumun Tariceanu u ka bërë thirrje serbëve dhe kosovarëve "që të demonstrojnë fleksibilitet në negociatat, për të arritur një zgjidhje konstruktive sa më shpejt të jetë e mundur".
XS
SM
MD
LG