Ndërlidhjet

logo-print

SEVILJE


Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Ivanov ka tërhequr vërejtjen se nëse Kosovës i jepet pavarësia atëherë mund të hapet rruga për kërkesa të ngjashme edhe në territoret ish sovjetike.
"Nëse teorikisht supozojmë se Kosova e ka fituar pavarësinë, atëherë popujt e shumë territoreve tjera të papranuara do të pyeten përse ata po trajtohen më keq se të tjerët. Kjo nuk i shqetëson vetëm rajonet ish sovjetike, por Evropën në përgjithësi. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e hapim kutinë e Pandorës ", tha Ivanov.
Këto komente ai i bëri në takimin me homologun gjermani, Josef Jung gjatë tubimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Sevilje të Spanjës.
Jung tha se të gjitha palët duhet t'i pranojnë rekomandimet e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer e ka ritheksuar mbështetjen e Perëndimit për propozimet e Martti Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG