Ndërlidhjet

BAGDAD


Një makinë bombë ka shpërthyer sot pranë stacionit të policisë në veri të Bagdadit, duke i lënë së paku 12 civilë të vrarë dhe më shumë se 25 të plagosur. Ndërkohë në Mosul një person i armatosur i ka vrarë 8 pjesëtarë të forcës irakiane të sigurisë.
Armata Amerikane ndërkaq bëri të ditur se një ushtar i saj është vrarë duke e çuar në 3 mijë e 110 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak që nga invadimi më 2003.
XS
SM
MD
LG