Ndërlidhjet

BAGDAD


Një makinë bombë ka shpërthyer sot pranë stacionit të policisë në veri të Bagdadit, duke i lënë së paku 12 civilë të vrarë dhe më shumë se 25 të plagosur. Në një sulm tjetër ndërkaq në Mosul një person i armatosur i ka vrarë 8 pjesëtarë të forcës irakiane të sigurisë.
Ndërkohë kryeministri irakian Nuri al-Maliki ka shpalosur sot detaje rreth planit të ri të sigurisë për Bagdadin.
"Plani për sigurinë në Bagdad, nuk do të fillojë vetëm në një zonë, por do të përfshijë tërë kryeqytetin dhe do të fillojë së zbatuari në të njejtën kohë", ka thënë Maliki.
Nga ana tjetër Armata Amerikane bëri të ditur se ka arrestuar 140 kryengritës të dyshuar në dhe përreth Bagdadit.
XS
SM
MD
LG