Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy persona kanë vdekur pas plagëve të marra në protestën e djeshme të Lëvizjes "Vetvendosje" në Prishtinë. Në një komunikatë të policisë së UNMIK-ut thuhet se dy të plagosurit kanë vdekur mbrëmë pas plagëve të marra.
Komisioneri i policisë Stephen Curtis ka thënë se "është për keqardhje humbja e dy jetëve", në protestën e djeshme të Lëvizjes "Vetvendosje".
"Demonstruesit afër ndërtesës qeveritare detyruan policinë të ndërmarrë masa defanzive në përpjekje për të rivënë rendin", ka thënë Stephen Curtis, për të shtuar se do të bëhet një hetim i pavarur dhe transparent lidhur me vdekjen e tyre.
Ndërkohë Shërbimi Policorë i Kosovës përmes zëdhënësit Veton Elshani ka vlerësuar se në protestën e Lëvizjes Vetvendosje që eskaloi në dhunë, policia nuk e ka tejkaluar nivelin e lejuar të përdorimit të forcës.
"Ne kemi konsideruar se kemi përdorur nivel të domosdoshëm të forcës për atë moment kur edhe është kërkuar, sidoqoftë hetimet që do të zhvillohen nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, do të dalin me vlerësime në fund se çka në të vërtetë ka ndodhur", deklaroi Veton Elshani.
XS
SM
MD
LG