Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi i Unitetit pas një takimi të mbajtur sot ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se "Ekipi ka analizuar gjendjen e krijuar në protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe Lëvizja 'Vetvendosje".
Ekipi i Unitetit u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë, sikurse edhe deri tash, për stabilitetin e vendit. Ekipi i Unitetit konstaton se dhuna e orientuar kundër institucioneve dhe prishja e rendit është e papranueshme, për të shtuar se ngjarjet si ato të djeshme mund të lënë pasoja negative në procesin e shtetformimit të Kosovës.
Ekipi i Unitetit ka kërkuar nga institucionet kompetente që urgjentisht të hetojnë gjithë këtë zhvillim dhe të japin shpjegime për rrjedhat e tij në afat sa më të shkurtër para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG