Ndërlidhjet

MOSKË


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Uisner, ka qëndruar në Moskë javën që shkoi për të diskutuar procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
Në një intervistë dhënë të përditshmes ruse "Komersant", ambasadori Uisner, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të punojnë bashkërisht në këtë çështje, veçanarisht tash kur negociatat janë në përfundim.
Z.Uisner ka përsëritur qëndrimin se Kosova nuk paraqet precedent. "Situata në Kosovë është e veçantë por edhe universale. E veçant në kuptimin se për dallim nga situatat tjera, gjendja në Kosovë është e rregulluar me Rezolutë të Këshillit të Sigurimit, ka prani të vazhdueshme ndërkombtare si në aspektin civil ashtu edhe në atë ushtarak". Ndërsa universale sipas tij është në kuptimin që "kriza në Kosovë kërcënon stabilitetin dhe është përgjegjësi e fuqive botërore".
XS
SM
MD
LG