Ndërlidhjet

PRISHTINË


Mbrëmë policia ka ndërmarrë një aksion të bastisjes së zyrave të lëvizjes Vetvendosje me ç'rast ka konfiskuar kompjuterë dhe shënime të gjetura. Gjatë aksionit, janë arrestuar tre persona të cilët, sipas njoftimeve nga policia, po kundërshtonin zbatimin e urdhërave të organeve të rendit.
Në anën tjetër, nga lëvizja Vetvendosje është konfirmuar se lideri i saj Albin Kurti po vazhdon të mbahet në arrest, ndërkaq pesë aktivistëve të kësaj lëvizjeje u janë shqiptuar dënime me nga 40 dhe 15 ditë burgë.
XS
SM
MD
LG