Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara sipas të cilave "niveli më i lartë" i qeverisë iraniane është përgjegjës për furnizim me bomba të kryengritësve shiitë në Irak. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Ali Hoseini tha se "këto akuza janë të papranueshme, ndërsa kanë për qëllim të krijojnë propagandë".
Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thanë dje se nga bombat e tilla, të gjetura në Irak, janë vrarë më shumë se 170 ushtarë amerikanë ndërsa janë plagosur qindra të tjerë që nga qershori i vitit 2004.
XS
SM
MD
LG