Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd Steven Wordsworth ka deklaruar se ka pak hapësirë për kompromis ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në bisedimet konsultative për statusin e Kosovës.
"Shqiptarët nga njëra anë kërkojnë pavarësinë, ndërsa nga ana tjetër, serbët janë kundër. Mendoj se këtu nuk është e mundur të arrihet kompromisi, prandaj pas kësaj faze të bisedimeve, propozimi final i kryenegociatorit Martti Ahtisaari do të gjendet para Këshillit të Sigurimit", ka thënë Wordsworth për të përditshmen Blic.
Ambasadori britanik ka vlerësuar se asnjëra palë nuk do të jetë plotësisht e kënaqur me zgjidhjen përfundimtare, dhe ka shtuar se Britania do ta mbështesë propozimin përfundimtar të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG