Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush i ka hedhur poshtë spekulimet se Shtetet e Bashkuara planifikojnë sulm ushtarak ndaj Iranit, duke i quajtur "zhurma" të kundërshtarëve të tij politikë në Uashington.
Në një intervistë për televizionin C-SPAN, Bush i akuzoi udhëheqësit iranianë se vazhdojnë të përpiqen të sigurojnë armë bërthamore, por tha se beson që problemi mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike.
"Të gjitha probleme e mëdha duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike. Me fjalë tjera, ushtria është mjeti i fundit për t'i zgjidhur problemet", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG