Ndërlidhjet

SALT LAKE CITY


Dy incidente fatale me të shtëna kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara.
Në Salt Lake City të shtetit Utah, policia tha se të paktën 5 njerëz e humbën jetën dhe 4 u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare. Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje.
Në Philadelphia të shtetin Pennsylvania, të paktën 3 veta raportohet se u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në një zyrë ku po mbahej një takim pune. Policia tha se i armatosuri më pas vrau veten.
XS
SM
MD
LG