Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy protestuesit, që kanë vdekur nga plagët e marra në protestat e së shtunës në Prishtinë, janë goditur me plumba të gomës në kokë, ka thënë sot komisionari i policisë ndërkombëtare, Stephen Curtis. "Informata nga autopsia ka treguar se të dytë kanë vdekur nga goditjet me plumba të gomës në kokë", ka thënë sot zoti Curtis. Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku dhe me zëvendës kryeadministratorin, Steven Schook, komisionari Curtis ka premtuar hetime gjithë përfshirëse për vdekjen e dy veprimtarëve të lëvizjes "Vetëvendosje". Ai, poashtu, ka njoftuar se sot lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti është paraqitur para gjykatës. Hetime gjithë përfshirëse ka paralajmëruar edhe zoti Schook. Këtë ai e kishte theksuar edhe gjatë vizitës që i kishte bërë policisë. "Do të bëjmë çdo gjë të mundur për ta zbuluar se si dhe për çka kjo ka ndodhur", tha zoti Schook dhe shtoi se "do të hetojmë se çka ka bërë Vetëvendosja, përse e bëjnë këtë, sepse nuk është koha për demonstrata të dhunshme". Ai ka kërkuar nga opinioni që të mos bëjë pëfundime të ngutshme për atë se si kanë vdekur dy demonstrantë dhe si janë plagosur 80 të tjerë. Pas një takimi me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, zoti Schook ka thënë se "është thellë i shqetësuar nga disa rekrutime jashtë Kosovës për të marrë pjesë në këtë demonstratë" dhe shtoi se "nuk dëshiroj tash ti përmendi vendet. Mendojmë se janë më tepër së një". Ai mëtutje u shpreh se "ajo çka kemi deri tash është se ka pasur rekrutime të mëdha nga Vetëvendosja".
XS
SM
MD
LG