Ndërlidhjet

PEKIN


Koreja Veriore është pajtuar për ta hedhur jashtë përdorimit reaktorin e saj kryesor bërthamor dhe përfundimisht për ta çmontuar programin e vet atomik, ndërsa nga partnerët në negociata pret që të furnizohet me karburant bërthamor. Të dërguarit nga Koreja Veriore dhe ajo Jugore, pastaj nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia dhe Kina kanë arritur sot marrëveshje pas pothuajse një jave të bisedimeve në Pekin. Shefi i delegacionit të Kinës, Wu Dawei, i shpalli pikat kryesore të marrëveshjes:
- Me çarmatimin e kapaciteteve bëthamore të Koresë Veriore si qëllim final, Koreja Veriore do ta mbyllë kompleksin atomik Yongbyon. Koreja Veriore do ti ftoj inspektorët që përsëri të kthehen në këtë vend për ti bërë inspektimet e domosdoshme, tha zoti Wu. Për vendimin për ta mbyllur programin e saj bërthamor, Koreja Veriore do ti marrë 50 mijë tonë të karburantit dhe ndihmë ekonomike dhe të tjera për ti eliminuar kapacitetet bërthamore. I dërguari amerikan, ndihmës sekretari i shetit, Christopher Hill këtë marrëveshje e quajti "një hap shumë solid përpara", por tha se ky është vetëm fillim i një procesi që ka për qëllim që Koreja Veriore të lirohet nga armatimi bërthamor.
XS
SM
MD
LG