Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria në largim mbrëmë ka kërkuar nga përbërja e re e Kuvendit të Serbisë që ti hedhë poshtë pjesë të propozimit të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, që, siç është thënë, e cenojnë integritetitn territorial të Serbisë. Sot në këto çaste pritet që Parlamenti i Serbisë në seancën e parë në përbërje të re ta miratoj një rezolutë për Kosovën, e cila do të jetë bazë për qëndrimin e Beogradit në takimet në Vjenë gfjatë javës së ardhshme. Në kumtesën e qeverisë së Serbisë thuhet, pos tjerash, se plani i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, krijon "themele të një shteti të ri në territorin e Serbisë".
XS
SM
MD
LG