Ndërlidhjet

ASHGABAT


Autoritetet zgjedhore në Turkmeni kanë shpallur se fitues i zgjedhjeve presidenciale në këtë vend është Gurbanguly Berdymukhammedov. Ai ka fituar 89.23 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 11 të këtij muaji. Inaugurimi i tij në postin e presidentit u bë menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve. Presidenti i mëparshëm, Saparmurat Niyazov vdiq në dhjetor të vitit të kaluar, pasi për më tepër se dy dekada udhëhoqi këtë vend.
XS
SM
MD
LG