Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Në gjykatën për krime të luftës në Beograd vazhdoi procesi kundër dy ish pjesëtarëve të policisë së Serbisë, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e vëllëzërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi në 1999. Të akuzuar janë Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq. Vëllëzërit Bytyçi, shqiptarë nga Kosova me shtetësi amerikane, janë gjetur në vitin 2001 në varrezën masive në Petrovo Sello të Serbisë me duar të lidhura me tel në shpinë.
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Serbi Roderick Moore tha se gjykimi i të akuzuarve është hapi i parë për zbulimin e të vërtetës. Moore, i cili mori pjesë në gjykimin, u tha gazetarëve se rasti i vëllezërve Bytyçi është i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, duke përkujtuar se ata ishin shtetas amerikanë dhe nuk iu dha mundësia të gjykohen.
XS
SM
MD
LG