Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari do të takohet të premten me ambasadorët e NATO-s në Bruksel, ka njoftuar zëdhënësi i aleancës, James Appathurai.
Ahtisaari do ta njoftojë këshillin Veriatlantik për gjendjen në Kosovë, ndërsa ambasadorëve do t'ua paraqesë propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka thënë Appathurai.
Sipas tij, këshilli Veriatlantik nuk do ta shqyrtojë stausin politik të Kosovës, "por atë që mund të jetë kërcënim për sigurinë".
XS
SM
MD
LG