Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara kanë "marrëdhënie të ndërlikuara" me Rusinë, me disa mospajtime, por edhe me pika të përbashkëta.
Bush tha se ka çështje, në të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të punojnë së bashku, siç është programi bërthamor i Iranit.
"Aty ku kemi interesa të përbashkëta dhe ku punojmë bashkë për interesat e ndërsjella, ne mund të arrijmë gjëra të rëndësishme për sigurinë e njerëzve tanë, si dhe për sigurinë në botë. Ne të dy gjithashtu jemi të shqetësuar për përhapjen e teknologjive, të cilat mund t'i dëmtojnë popujt tanë dhe popujt tjerë në botë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG