Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ka shprehur dyshime serioze ndaj planit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, duke thënë se ai nuk i mbron interesat e serbëve.
Alexander Botsan-Kharchenko, emisar special i Rusisë për Kosovën, tha se plani i Martti Ahtisaarit ka nevojë për përpunime të mëtejme.
"Ne kemi dyshime serioze për aftësinë e planit që ai të bëhet bazë e mirë për bisedime, sepse ai përmban dispozita që çojnë kah sovraniteti i Kosovës dhe pavarësia e Kosovës", ka thënë zyrtari rus, për të shtuar se Moska do ta shqyrtojë rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit pasi të jetë arritur marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
I pyetur nëse Rusia do të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit, ai ka thënë se "e drejta e vetos nuk është qëllim për vetveten". "Ne duhet të krijojmë kushte të favorshme për bisedimet", ka thënë ai.
Botsan-Kharchenko gjithashtu ka deklaruar se plani i Ahtisaarit mund të çojë në ndarjen e Kosovës.
"Shpallja e pavarësisë së Kosovës do të çonte në ndarjen e saj. Kjo është rrugë e rrezikshme, sepse është i mundshëm reagimi vargor në Ballkan", ka thënë diplomati rus.
"Serbët e Kosovës nuk do të pranojnë një vendim të tillë, dhe do të vetë izolohen", ka thënë ai, për të shtuar se Rusia "është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës".
XS
SM
MD
LG