Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se aleanca nuk do të tolerojë dhunën dhe ndarjen e Kosovës. Ai tha se 16.000 paqëruajtësit e KFOR-it janë të gatshëm për çfarëdo zhvillimesh në Kosovë.
"KFOR-i nuk do të tolerojë asnjë formë të dhunës. Nëse ka njerëz në Kosovë apo që vijnë jashtë saj, të cilët mendojnë se përgjigja mund të jetë nxitja e dhunës, atëherë ata gabojnë. KFOR-i do të dëshmojë se ata gabojnë", tha Scheffer.
Scheffer gjithashtu tha se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës.
"Njerëzit, të cilët do të donin të punojnë për ndarjen, duhet të kuptojnë se ajo nuk është zgjidhje dhe asnjëherë nuk mund të jetë", tha Scheffer, i cili sot në Prishtinë me komandantët e KFOR-it dhe Ekipin Negociator bisedoi për çështjen e sigurisë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Scheffer gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të jetë konstruktive në procesin për statusin e Kosovës.
Vizita e tij në Prishtinë vjen pas protestave të 10 shkurtit, ku u vranë 2 veta dhe dhjetëra u lënduan.
XS
SM
MD
LG