Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush shpalli rritjen e trupave amerikane në Afganistan.
Në një fjalim në Institutin Enterprise në Uashington, Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të duhet të dërgojnë edhe 3.200 trupa tjera, dhe shtoi se do t'i kërkojë Kongresit 11.8 miliardë dollarë ndihma për Afganistanin për dy vitet e ardhshme.
"Ne e kemi zgjatur qëndrimin e 3.200 trupave tona në Afganistan për katër muaj tjerë, dhe gjithashtu do të dërgojmë një forcë, e cila do të mbështesë këtë rritje në një të ardhme të afërt. Forcat dhe fondet do t'i ndihmojnë presidentit Hamid Kharzai që t'i mundë armiqtë e përbashkët", tha presidenti amerikan.
Bush tha se edhe vendet e NATO-s duhet të japin forca dhe pajisje të nevojshme për t'i luftuar talibanët, dhe t'i heqin kufizimet për mënyrat e operimit të trupave të tyre. Ai tha se në Afganistan është bërë "progres i jashtzakonshëm" por armiku është "kundërpërgjigjur me hakmarrje" në vitin 2006.
Presidenti amerikan foli edhe për gjendjen në Irak.
Nëqoftëse Shtetet e Bashkuara do të largoheshin pa përfunduar punën, atëherë "armiku do të na ndiqte në shtëpi", tha Bush, i cili kritikoi rezolutën jo-detyruese kundër strategjisë së tij të re për Irakun, e cila po diskutohet në Dhomën Përfaqësuese.
XS
SM
MD
LG