Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një shpërthim pas Hotel Bacit në Prishtinë, i cili ka kaluar pa pasoja në njerëz. Zëdhënësja e SHPK, Sabrije Kamberi tha se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore. Ajo tha se deri tash askush nuk është ndaluar, nuk ka as të dyshuar, dhe nuk dihet as motivi i shpërthimit.
Policia njoftoi se edhe në Zubin Potok, në banesën e një polici ndërkombëtar është hedhur një lëndë, që besohet të jetë fishekzjarre, e cila ka shkaktuar dëme materiale, por jo edhe lëndime në njerëz.
XS
SM
MD
LG