Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush shpalli rritjen e trupave amerikane në Afganistan.
Në një fjalim në Institutin Enterprise, Bush tha se Shtetet e Bashkuara duhet të dërgojnë edhe 3.200 trupa, dhe shtoi se do t'i kërkojë Kongresit 11.8 miliardë dollarë ndihma për Afganistanin për dy vitet e ardhshme.
"Ne e kemi zgjatur qëndrimin e 3.200 trupave tona në Afganistan për katër muaj tjerë, dhe gjithashtu do të dërgojmë një forcë, e cila do të mbështesë këtë rritje në një të ardhme të afërt. Forcat dhe fondet do t'i ndihmojnë presidentit Hamid Kharzai që t'i mundë armiqtë e përbashkët", tha presidenti amerikan, për të shtuar se edhe vendet e NATO-s duhet të japin forca dhe pajisje të nevojshme për t'i luftuar talibanët.
XS
SM
MD
LG