Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari tha sot në Bruksel se nuk pret shumë nga takimi në Vjenë javën e ardhshme.
"Nuk besoj në mrekulli dhe nuk kam iluzione, por mendoj se duhet të dëgjojmë të dyja palët dhe t'u japim rastin që nëse vijnë me ide rreth të cilave pajtohen, do t'i marrim edhe ato parasysh", ka thënë Ahtisaari.
Ai u shpreh se plani i tij i jep të gjitha garancat për serbët e Kosovës. Ahtisaari i bëri këto komente pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.
Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer edhe një herë shprehu kundërshtimin për çdo ide për ndarje të Kosovës. "Të gjitha palët, tash e në të ardhmen duhet të respektojnë integritetin territorial të Kosovës ndërsa nuk do të lejohet kurrfarë ndarje e territorit të Kosovës", ka thënë Scheffer.
XS
SM
MD
LG