Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese sot do të votojë për rezolutën, e cila i kundërshton planet e presidentit George Bush për shtimin e trupave në Irak.
Demokratët kanë thënë se miratimi i këtyre masave jo-detyruese do të ishte hapi i parë në përpjekjet e Kongresit të ri të kontrolluar prej tyre për të detyruar Bushin që ta ndryshojë kursin në Irak.
Demokrati John Murtha, kryesues i panelit të Dhomës Përfaqësuese, i cili mbikqyr shpenzimet ushtarake, ka thënë se ai planifikon t'i kufizojë fondet e luftës, në mënyrë që të pengohet dërgimi i 21.500 trupave shtesë.
Anketimet e fundit treguan se ka rënë mbështetja e opinionit për luftën në Irak. 53% e amerikanëve besojnë se Shtetet e Bashkuara duhet t'i kthejnë trupat në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG