Ndërlidhjet

PRISHTINË


Njësitë hetimore të Shërbimit Policor të Kosovës kanë kapur shtatë kilogramë substanca narkotike, përkatësisht 6 kilogramë heroinë dhe një kokainë në një lokacion në Prishtinë. Zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani, tha se pas një hetimi të gjerë, policia ka bastisur tri lokacione në Prishtinë, të cilat nuk i ka identifikuar, ndërsa në njërin nga to ka gjetur një armë automatike, ndërsa në tjetrin është gjetur droga.
Me këtë rast janë arrestuar 4 persona, 3 meshkuj dhe një femër, të gjithë shqiptarë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG