Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleeza Rice tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën derisa po përcaktohet e ardhmja e saj.
"Çdo kush e kupton se do të jetë rrugë e vështirë derisa Kosova të fitoj një status tjetër", tha Rice në një seancë dëgjimi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
Sekretarja e Shtetit tha se negociatorët po ballafaqohen me detyrë të vështirë derisa ata po punojnë për të evituar, siç ka thënë ajo që "Kosova të shpërthejë".
"Ne nuk kemi nevojë, që në këtë pjesë të fundit të unifikimit të Evropës rreth parimeve demokratike, të kemi 'shpërthim në Kosovë'", ka thënë Rice.
Siç transmeton agjencia Associated Press, Rice ka thënë se "Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t'a përkrahin demokracinë sikurse në Kosovë ashtu edhe në Serbi".
XS
SM
MD
LG