Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës e vlerësuan sot si shumë të rëndësishme Rezolutën e miratuar në Parlamentin e Serbisë, e cila hedh poshtë planin e Martti Ahtisaarit, ngase sipas tyre cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
Koshtunica i ka thënë delegacionit të serbëve nga Kosova, se ekipi për konsultimet në Vjenë, sikurse edhe në takimet e mëhershme do të ofrojë argumente që tregojnë se është i papranueshëm çdo plan që cënon integritetin territorial të Serbisë.
XS
SM
MD
LG