Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese e ka miratuar rezolutën jo-detyruese që kundërshton planet e presidentit George Bush për dërgimin e trupave shtesë në Irak.
Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi tha se rezoluta duhet t'i dërgojë "porosi të qartë" presidentit Bush.
"Do tw duhej t'i dërgonte porosi të qartë presidentit Bush se qytetarët amerikanë, kanë treguar në zgjedhjet e nëntorit se dëshirojnë ndryshime në Irak, dhe kjo rezolutë është një hap në atë drejtim", tha Pelosi.
Ndërkaq kundërshtarët e rezolutës thanë se, kjo do t'a lë Irakun e hapur për "terroristët radikal islamik".
XS
SM
MD
LG