Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri serb i Pushtetin Lokal Zoran Llonçar tha se Beogradi është i bindur që Këshilli i Sigurimit do ta hedhë poshtë si "jolegjitim" propozimin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
"Nuk mund të paramendohet që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara t'i shkelë parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Jo vetëm Rusia dhe Kina, por edhe një numër shtetesh parimisht e kundërshtojnë idenë që një anëtari të Kombeve të Bashkuara t'i shkëputet 15% e territorit të saj", ka thënë ministri në largim, Llonçar.
"Në prag të bisedimeve konsultative në Vjenë, mund të them se prej fillimit të negociatave, Ahtisaari ka qenë i njëanshëm dhe i ka mbrojtur interesat e shqiptarëve", tha ministri serb Llonçar.
XS
SM
MD
LG