Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese në Kongres e miratoi rezolutën jo-detyruese, e cila i kundërshton planet e presidentit George Bush për dërgimin e trupave shtesë në Irak.
Gjatë votimit, demokratëve iu bashkangjitën edhe 17 republikanë nga partia e presidentit.
Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi tha se rezoluta duhet t'i dërgojë "porosi të qartë" presidentit Bush.
"Do të duhej t'i dërgonte porosi të qartë dhe të vendosur presidentit Bush se qytetarët amerikanë, kanë treguar në zgjedhjet e nëntorit se dëshirojnë ndryshime në Irak, dhe kjo rezolutë është një hap në atë drejtim", tha Pelosi.
Ndërkaq kundërshtarët e rezolutës thanë se, ajo do t'a lërë Irakun të hapur për "terroristët radikalë islamik".
XS
SM
MD
LG