Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Në Shqipëri po mbahen zgjedhjet lokale. Megjithqë ka pasur vërejtje nga ana e koalicionit opozitar, lidhur me disa çertifikata false në Tiranë, përfaqësues të të dy blloqeve rivale thonë se procesi zgjedhor po zhvillohet mirë. Sipas Komisionit qendror zgjedhor, deri në mesditë kanë votuar 18 përqind e zgjedhësve të regjistruar. Në Shqipëri janë të regjistruar afro 2.9 milionë votues. Koalicioni qeverisës, që e përbëjnë 10 parti politike, udhëhiqet nga Partia Demokratike e kryeministrti Sali Berisha, ndërsa koalicionin opozitar, e udhëheq Partia Socialiste me liderin e saj, Edi Rama. Raportohet se këto zgjedhje po vëzhgohen nga afro 3 mijë monitorues vendës dhe nga 323 vëzhgues nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve pritet të shpallen nesër në mëngjes.
XS
SM
MD
LG