Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert ka thënë sot se ai dhe presidenti amerikan, George Bush janë pajtuar, gjatë një bisede telefonike, që ta anashkalojnë qeverinë palestineze të unitetit kombëtar, derisa ajo ti pranoj kërkesat ndërkombëtare në politikën ndaj Izraelit. "Qeveria palestineze, që nuk i pranon ftesat nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, nuk do të marrë njohje dhe nuk do të ketë bashkëpunim me të. Për këtë çështje unë fola me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe mund t'ju them se pozicionet e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara janë tërësisht identike", tha zotit Olmert. Këto komente ai i bëri para takimit me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice, sot më vonë.
XS
SM
MD
LG