Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Mbështetësit republikanë të presidentit George Bush kanë bllokuar votimin në rezolutën e paraqitur nga shumica demokrate, me të cilën kundërshtohet politika e Shtëpisë së Bardhë në Irak. Për votuan 56, ndërsa 34 senatorë ishin kundër. Por, kjo nuk mjafton për miratimin e propozimit pasi, sipas rregullores së Senatit, duhen së paku 60 vota, që rezoluta të mund të diskutohet në Senat. Rezoluta identike me këtë më herët u miratua në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Kjo është hera e dytë këtë dimër, që senatorët republikanë kanë bllokuar aksionet për miratimin e rezolutave jo obliguese, që kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për politikën në Irak.
XS
SM
MD
LG