Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zëvendëskomisari i policisë së Kombeve të Bashkuara për krime, Trygve Kalleberg, përkohësisht është emëruar në krye të policisë së UNMIK-ut. Në një komunikatë thuhet se ky emërim do të jetë në fuqi deri në emërimin zyrtar të Komisarit të policisë së UNMIK-ut nga Sekretari i Përgjithshëm në bazë të procedurave të zakonshme, të cilat priten të zgjasin disa muaj. Kalleberg do të zëvendësoj ish komisarin Stephen Curtis, nga i cili shefi i administratës ndërkombëtare, Joachim Ruecker, ka kërkuar dorëheqjen pas ngjarjeve të dhunshme të 10 shkurtit.
XS
SM
MD
LG