Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të sjellë vendimin për Kosovën, edhe nëse shqiptarët e Kosovës dhe serbët nuk arrijnë zgjidhje gjatë bisedimeve për planin që e ka propozuar Martti Ahtisaari. Sipas tij, duhet të bëhen përpjekje për pikëpamjet e të dy palëve, por "nëse brenda një afati normal nuk arrihet marrëveshje, atëherë Këshilli i Sigurimit, edhe në këtë rast, duhet të vendosë për statusin e Kosovës", i tha zoti Steinmeier gazës "Handelsblat". Lidhur me qëndrimin e Rusisë se Kosova e pavarur do të ishte precedent, zoti Steinmeier ka vlerësuar se Kosova është "rast specifik që paraqet reflektim të politikës së Sllobodan Millosheviqit, e cila ka shkaktuar jostabilitet dhe luftë".
XS
SM
MD
LG