Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara po zhvillon hetime lidhur me rrëzimin e helikopterit amerikan në Afganistan, me ç'rast humbën jetën tetë ushtarë dhe 14 të tjerë u plagosën. Helikopteri transportues i tipit Chinook u përplas dje në provincën Zabul në juglindje të Afganistanit. Zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë thënë se nuk ka prova se përplasja është shkaktuar nga zjarri armiqësor ose nga moti i lig. Sipas tyre, rrëzimi mund të ketë ndodhur për shkaqe të gabimeve teknike.
XS
SM
MD
LG