Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti dhe kryeministri i Kosovës e kanë dënuar shpërthimin e mbrëmshëm në Prishtinë dhe kërkuan zbulimin sa më të shpejtë të autorëve të këtij akti.
"Aktet e këtilla janë absolutisht të papranueshme për institucionet dhe qytetarët e Kosovës", thuhet në komunikatën e presidentit Fatmir Sejdiu. Kryeministri Agim Çeku e ka cilësuar shpërthimin "vepër e atyre që kundërshtojnë procesin e pavarësisë së Kosovës".
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21.30 në afërsi të teatrit 'Dodona', me ç'rast janë dëmtuar tri automjete të UNMIK-ut dhe një civile.
Policia tha se ende nuk ka informacione rreth motivit, si dhe nuk ka të ndaluar apo të dyshuar.
XS
SM
MD
LG