Ndërlidhjet

BRUKSEL/MOSKË


NATO i hodhi poshtë si "gjuhë ekstreme" kërcënimet ruse se Polonia dhe Çekia mund të jenë shënjestër e raketave ruse, nëse ato lejojnë vendosjen e sistemit mbrojtës raketor amerikan.
Zëdhënësi James Appathurai tha se "janë të pajustifikueshme" komentet e gjeneralit Nikolai Solovtsov, komandantit të forcave strategjike raketore të Rusisë.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia nuk e ka ndër mend të hyjë në garë të re armatimi me Perendimin.
"Rusia do të reagoj në mënyrë të balancuar dhe adekuate ndaj kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë kombtare. Ndërsa nuk do të lejojmë të hyjmë në ndonjë konfrontim apo garë të re armatimi", ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG