Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 5 veta e humbën jetën dhe 100 janë hospitalizuar nga shpërthimi i një kamioni me klor në qytetin irakian Taji. Shumica e njerëzve u shtruan në spital nga helmimi me gazin. Nuk është e qartë nëse shpërthimi ishte aksidental apo i qëllimshëm.
Ndërkohë bëhet e ditur për së paku 7 të vrarë dhe rreth 20 të plagosur pas sulmit ndaj funeralit në një lagje të Bagdadit. Ndërkaq në dy shpërthime të mëhershme në Bagdad më shumë se 10 veta e kanë humbur jetën.
Nga zhvillime të tjera, gjashtë ish zyrtarë të lartë të regjimit të Saddam Husseinit deklaruan se nuk janë fajtorë për masakrimin e mijëra kurdëve në vitet e 80-ta në Irak.
Të gjashtë ish zyrtarët akuzohen për krime kundër njerzimit dhe nëse shpallen fajtor, mund të dënohen me vdekje.
XS
SM
MD
LG