Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari ka deklaruar sot se ideja e rundit të sotëm të bisedimeve konsultative është që të dy palët të diskutojnë për gjithë dokumentin, pasi, siç ka vlerësuar ai, është me rëndësi që të dëgjohen edhe vlerësimet e tyre për propozimin e tij. "Nëse mund të pajtohen lidhur me ndonjë çështje, ne seriozisht do ti shqyrtojmë këto propozime", tha zoti Ahtisaari para fillimit të takimit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në qendrën Austria në Vjenë. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Veton Surroi tha se "ne besojnë se Kosova do të jetë shtet i pavarur". Në këtë kuadër ai u shpreh se "kemi ardhur dhe do të kthehemi me këtë bindje". "Ne e pranojmë pakon e Martti Ahtisarit dhe kemi ardhur që të paraqesim shpjegime plotësuese dhe që dokumentin ta shtyjmë mëtutje", tha Veton Surroi. Sipas tij "Beogradi e ka shpenzuar një vit duke biseduar për territor e jo për njerëz" dhe shtoi se "ne bisedojmë për njerëz". Leon Kojen nga delegacioni i Serbisë, tha se ky delegacion, me një numër të madh të amandamenteve, do ti mbrojë qëndrimet e veta. Sipa tij, amandamentet do të përqendrohen në pikat e pakos së Ahtisaarit, që eliminojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
XS
SM
MD
LG