Ndërlidhjet

VJENË


Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë gjasa që të bien dakord lidhur me të ardhmen e Kosovës, ka deklaruar sot në Vjenë i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Deklarata e kryenegociatorit erdhi në ditën e parë të bisedimeve konsultative mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, të parat bisedime që nga fillimi i muajit, kur Ahtisari i paraqiti planin e tij për të ardhmen e Kosovës, Prishtinës, Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Veton Surroi, shefi i delegacionit të Kosovës dhe anëtar i Grupit të Unitetit, lidhur me raundin e bisedimeve që filloi sot deklaroi:
"Ne kemi qenë të pakënaqur për shumë vite, por ajo çfarë kërkojmë dhe ajo çfarë duam nga populli ynë është të kenë durim në këto hapa të fundit të kësaj maratone. Ne besojmë se Kosova do jetë shtet i pavarur. Kemi ardhur këtu me këtë bindje dhe do kthehemi sërish me këtë bindje."
Shefi i delegacionit serb Sllobodan Samarxhiç tha se "hedhim poshtë vetëm pjesën e cila shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë", tha Samarxhiç.
XS
SM
MD
LG