Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyrtarë të Partisë Demokratike serbe kërkuan sot përshpejtimin e procesit të formimit të qeverisë së re. Sipas tyre, edhe pse një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve Serbia nuk është afër formimit të qeverisë së re.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për formimin e një qeverie reformatore.
"Serbisë i duhet një qeveri e re stabile, qeveri e cila do ta çonte vendin drejt integrimit në Bashkimin Evropian", ka thënë zëvendës kryetari i Partisë Demokratike serbe Dushan Petroviç.
Nëse partitë nuk arrijnë pajtim për formimin e qeverisë deri në mesin e muajit maj, ateherë do të duhej të mbahen zgjedhjet e reja.
XS
SM
MD
LG