Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov përsëriti qëndrimin se Moska konsideron që për arritjen e zgjidhjes për Kosovën duhet kompromisi i arritur mes Prishtinës dhe Beogradit.
"Mund t'a vërtetoj qëndrimin tonë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me kompromis dhe se të dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje për këtë" ka thënë Lavrov. Në pyetjen se a do ta përdorë Rusia të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit përderisa Beogradi nuk pajtohet me propozimin e Martti Ahtisaarit, Lavrov ka thënë se "kurfarë propozim-rezolute për Kosovën nuk është ngritur ende".
XS
SM
MD
LG