Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se kërcënimet e Rusisë se do t'i ketë për cak Çekinë dhe Poloninë janë "për të ardhur keq".
Rice i bëri këto komente pasi gjenerali rus Nikolai Solovstov tha se Rusia do ti ketë për cak këto dy vende nëse lejojnë ndërtimin e sistemit amerikanë të mbrojtjes raketore në territoret e tyre.
Rice tha se Çekia dhe Polonia janë vende të "pavarura që i kanë marrë vendimet po në mënyrë të pavarur".
"Mendoj se është për të ardhur keq që kreu i Forcave Strategjike Raketore ruse të deklarojë se Çekia dhe Polonia në një mënyrë, do të jenë cak i Rusisë. Megjithatë ne do të përpiqemi të bisedojmë me Rusinë rreth kësaj çështje", tha Rice.
XS
SM
MD
LG