Ndërlidhjet

VJENË


Në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë sot vazhduan bisedimet konsultative të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me planin e Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ekipet sot i shqyrtojnë anekset e planit lidhur me kushtetutën, të drejtat e pakicave dhe sistemin e drejtësisë. Para takimit u prononcua i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari.
"Para së gjithash është me rëndësi që të fillojmë të bisedojmë për parimet kushtetuese. Pastaj do të flasim për të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre", tha Ahtisaari.
Ndërsa udhëheqësi i ekipit negociator të Prishtinës Veton Surroi, tha, se "Beogradi fatkeqësisht, nuk ka marrë pjesë në pakon që ne e ofruam vitin e kaluar. Beogradi ka premtuar se do ta bëjë pakon e vetë të dispozitave për bashkësitë".
Udhëheqësi i ekipit negociator të Beogradit, Sllobodan Samarxhiq tha se aneksi i parë, i cili trajton çështjet kushtetuese është tejet i rëndësishëm.
XS
SM
MD
LG