Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari i ka bërë një shërbim të madh bashkësisë ndërkombëtare me propozimin e tij për Kosovën ka thënë zëdhënësi i departamentit të Shtetit Tom Casey.
"Ne mendojmë se zbatimi përfundimtar i këtij plani do t'i mundësoj një të ardhme rajonit, si pjesë e një Evrope të lirë dhe të integruar, gjë që e dëshirojnë sikurse popullata në Serbi ashtu edhe ajo në Kosovë", ka thënë Casey.
"Ambasadori Frank Uisner vazhdon të mbetet i angazhuar në këtë çështje, dhe ne i inkurajojmë të gjitha palët që të bashkëpunojnë ngushtë me z.Ahtisaari, për të ecur përpara në këtë drejtim", ka thënë Casey.
XS
SM
MD
LG